Kosova edhe me një mungesë ndaj Rumanisë

Pos Edon Zhegrovës dhe Elbasan Rashanit, Kosova në ndeshjen e sotme ndaj Rumanisë do të jetë edhe pa futbollistin Mirlind Kryeziu.
Kryeziu është në listën e të ftuarve të Alain Giresse për ndeshjen ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë që zhvillohet pas tre ditëve, por që çuditërisht nuk është pjesë e ndeshjes së sotme, shkruan IndeksOnline.
Kosova ka publikuar fomacionin zyrtar ku emri i 26-vjeçarit nuk është as në 11-shen startuese e as në bankën e rezervisteve.
Nuk dihet ende arsyeja e mungesës së Kryeziut, e as nuk ka njoftim zyrtar nga FFK-ja.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Fazliji, Dreseviq, Rashica, Celina, Muslija, Muriqi.
Rumania:Moldovan, Coman, Băluţă, Manea, Drăgușin, Burcă, M. Marin, Camora, Stanciu (C), Puşcaş, Man./IndeksOnline/