Presidentja Osmani dhe homologu gjerman marrin pjesë në Lojërat Olimpike Speciale

Me ftesë të organizatorëve të Lojërave Olimpike Speciale, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do të jenë spektatorë të këtyre lojërave.
Aty do të kenë mundësinë të mbështesin edhe atletët nga Kosova, të cilët po marrin pjesë në këto Lojëra.
Lidhur me pjesëmarrjen e presidentes Osmani, Ambasada gjermane ka thënë se Osmani është zë i fuqishëm për diversitetin, përfshirjen, pjesëmarrjen e barabartë dhe fuqizimin e grupeve të margjinalizuara në Kosovë.