75 Mall Live Search
16:28 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / B O

Bënte futboll të bukur në La Liga, skuadra angleze e merr trajneri ish-reprezentuesin e Spanjës

Trajneri që bënte ndoshta futbollin më të bukur në La Liga edicionin e kaluar, Andoni Iraola me Rayo Vallecanon tani do të ketë një eksperiencë të re.

Trajneri spanjoll është zyrtarizuar si trajner i ri i Bournemouth në Premierligë.

Ish-reprezentuesi i Spanjës do të zëvëndësojë Gary O’Neil që u shkarkua sot nga kjo detyrë.

Iraola do të jetë njëri nga trajnerët më të ri në Premierligë dhe futbollin evropian dhe si 40 vjeçar kë një sfidë aspak të lehtë para vetes.

Irraola me Vallecanon njihet për posedimin e topit dhe futbollin tiki-taka që dikur e bënte Guardiola me Barcelonën./Indeksonline/