Portieri i Chelsea pajtohet me kushtet e Al Ahli

Portieri i Chelsea, Edouard Mendy, pritet të jetë lojtari i radhës që e përforcon ligën e Arabisë Saudite, shkruajnë mediet angleze.
Mendy ka pranuar kushtet e ofruar nga Al Ahli, kontrata e cila do të jetë valide deri në qershor të vitit 2026.
Senegalezi ishte pjesë e londinezëve nga viti 2020, duke regjistruar gjithsej 105 paraqitje.