75 Mall Live Search
13:22 / E Martë, 20 Qershor 2023 / Gj. Sh

Përfundon aventura e Giresse te Kosova

Alain Giresse nuk do të jetë më selektor i Përfaqësueses së Kosovës.

Francezi është shkarkuar sot nga detyra, pas mbledhjes së FFK-së, shkruan IndeksOnline.

Shkarkimi i Giresse vjen pas humbjes së mbrëmshme 2-1 nga Bjellorusia.

Njoftimi i plotë:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2).

Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës.

Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar./IndeksOnline/