75 Mall Live Search
16:42 / E Mërkurë, 21 Qershor 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Roma transferon mbrojtësin francez

Evan N’Dicka edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Romës.

N’Dicka ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me skuadrën e Romës, shkruan IndeksOnline.

Mbrojtësi francez është transferuar si lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Eintracht Frankurtin, ku që nga viti 2018 ai në Bundesligën gjermane bëri 134 paraqitje dhe shënoi 10 gola.

N’Dicka është 23 vjeçar dhe luan si qendërmbrojtës.

Për mbrojtësin francez kishte interes edhe Milani.

“Historia dhe prestigji i këtij klubi më bënë të dëshiroj të vij në Romë, e cila është një qytet fantastik që e do dhe jeton për futbollin. Mezi pres të dal në fushë në Olimpico para tifozëve të mi të rinj dhe të jap kontributin tim në arritjen e synimeve tona.”, tha N’|Dicka pas transferimit te Roma./IndeksOnline/