75 Mall Live Search
21:20 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / Gj. Sh

Dzeko pas transferimit te Fenerbahce: Jam i lumtur dhe krenar

Edin Dzeko ditën e sotme është zyrtarizuar te skuadra turke, Fenerbahce.

Sulmuesi boshnjak është larguar nga Interi dhe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Fenerin, shkruan IndeksOnline.

Ai pas transferimit në kampionatin turk, tha se është i lumtur dhe krenar që i është bashkuar kësaj familje madhështore.

“Kam ndjenja të mëdha. Tashmë e dija që Fenerbahçe është një klub i madh, por në një kohë të shkurtër pasi erdha këtu, kuptova se mora vendimin e duhur dhe mezi pres të hyj në fushë.

Jam i lumtur dhe krenar që jam pjesë e familjes madhështore Fenerbahçe. Më duhet t’u them tifozëve tanë se do të bëj më të mirën në çdo ndeshje që luajmë dhe çdo praktikë që bëjmë”, ka deklaruar Dzeko për Fenerbahçe TV./IndeksOnline/