75 Mall Live Search
21:36 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / Gj. Sh

Mbrojtësi kroat të dielën shkëlqeu në finalen ndaj Spanjës, sot lëvronte arat në vendlindje

Futbollisit kroat, Martin Erlic ishte një nga më të mirët në fushë gjatë ndeshjes finale të së dielës kundër Spanjës në Ligën e Kombeve.

Pas kësaj ndeshje të gjithë futbollistët e të dyja kombëtareve kanë nisur pushimet verore pas një sezoni të ngarkuar, por kjo nuk ka ndodhur me Elic, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave kroate, ai ka zgjedhur një mënyre tjetër për ti kaluar pushimet verore.

Futbollisti i Sassuolos kalon kohën në shtëpinë e prindërve të tij në Tinj, një vend që ndodhet në brendësi të Zadarit midis Biogradit dhe Benkovacit, dhe është parë teksa lëvronte arat në vendlindje.

Familja e Erlic është një familje modeste dhe harmonike, ata kultivojnë tokën, jetojnë nga bujqësia dhe blegtoria.

Ylli kroat e ka bërë të qartë edhe më herët është mësuar të punojë me prindërit gjatë gjithë jetës dhe asgjë nuk e ka të vështirë./IndeksOnline/