I soset durimi nënës së Edon Zhegrovës, i reagon ashpër Qeqa Krelanit

Gazetarja, Qeqa Krelani, njihet si një nga më kritikueset rreth futbollistit kosovar, Edon Zhegrovës.
Krelani nuk mungoi së kritikuari Zhegrovën dhe futbollistët e tjerë të Kosovës pas barazimit në ndeshjen me Rumanisë, në një intervistë për kanalin maqedonas “Open Tv”, shkruan IndeksOnline.
Pas kësaj interviste, nëna e Edon Zhegrovës, Sanije Rexhepi rugova ka bërë një koment duke i reaguar ashpër gazetares Qeqa Krelani.
“O ti gjithçka mundesh me qenë kuptohet se çka veç gazetare e sportit jo, tmerr më vjen shumë keq kush ka mbet me i komentu për futbollistat tanë të kombëtares”, ka shkruar në koment nëna e Zhegrovës./IndeksOnline/
