Azpilicueta bëhet interist

Cezar Azpilicueta sezonin e ardhshëm do të jetë futbollistë i Interit.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano raporton se mbrojtësi spanjoll ka arritur marrëveshje me Interin për kushtet personale, shkruan IndeksOnline.
Azpilicueta do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare deri në qershor të viti 2025, pa mundësi vazhdimi.
Chelsea pritet ta lërë të lirë duke i shkëputur kontratën pavarësisht se është ende e vlefshme deri në qershor 2024.
Sapo Chelsea të jep dritën jeshile për shkëputjen e kontratës, spanjolli do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Milano./IndeksOnline/