Futbollisti i Milanit me paterica, takohet me N’Golo Kanten dhe shkojnë në Mekë

Futbollisti i AC Milan, Ismael Bennacer dhe lojtari i Kombëtares së Francës, N’Golo Kante kanë shkuar në Mekë.
Gjatë pushimit, kjo dyshe vendosi të shkonte në Arabinë Saudite pra në vendin e shenjtë të muslimanëve, shkruan LIG Sport.
Interesante ishte fakti që lojtari i klubit italian, Bennacer udhëtoi në mekë me paterica. Kujtojmë që lojtari ishte lënduar në ndeshjen mes Milanit dhe Interit në UEFA Champions League.
Kjo nuk është hera e parë që lojtarët në fjalë vizitojnë vendin e shenjtë të muslimanëve, Meka.
N'Golo Kanté and Ismaël Bennacer take advantage of their time off to complete their pilgrimage to Mecca. 🕋🤲🏽 pic.twitter.com/y6IKLwh8iz
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) June 25, 2023