75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / L K

Deri më tani 11 mijë euro të grumbulluara për familjen Ademaj nga Peja

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bëre të ditur se janë grumbulluar 11 mijë euro për familjen Ademaj nga Peja, ku si pasojë e vërshimeve humbën jetën nëna më të birin.

Pacolli ishte ai i cili hapi këtë fondacion për familjarët e viktimave.

Kujtojmë se të shtunën Kosova u përfshi nga shirat e rrëmbyeshëm, por që më së shumti preku qytetin e Pejës, duke marrë jetën e një nëne me djalin e saj.

Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi në lagjen “Asllan Çeshme”./IndeksOnline/