75 Mall Live Search
15:34 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / B O

Çfarë po ndodhë, Kessie shfaqet me fanelën e Bayern Munchen

Franck Kessie po kalon disa ditë pushimi pasi fitoi La Ligan me Barcelonën. Ylli i Bregut të Fildishta i ka befasuar të gjithë kur është shfaqur me fanelën e Bayern Munchenit gjatë pushimeve.

Në fakt fanela është e vitit të kaluar kur Barcelona u mposht nga Bayerni dhe ylli afrikan kishte shkëmbyer ndrresën e tij me ndonjë futbollist të skuadrës gjermane.

Megjithatë pozimi me fanelën e Bayernit nuk aludohet të ketë ndonjë lidhje të mundshme për kalimin e lojtarit të Barcelonës tek gjiganti gjerman./Indeksonline/