75 Mall Live Search
10:14 / E Martë, 27 Qershor 2023 / B O

Ballkani-Ludogorets, mësohet orari i ndeshjeve

Kampioni i Kosovës, Ballkani ditë më parë ka mësuar kundërshtarin për rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, teksa sot është mësuar edhe orari i ndeshjeve.

Ballkani do të ketë punë me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, teksa duelin e parë do ta zhvillojë në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e parë mes Ballkanit e Ludogertsit do të zhvillohet më 12 korrik në Prishtinë, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë, më 19 korrik në “Ludogorets Arena”.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 20:45.