Rihanna humb një njeri shumë të dashur! Ja fjalët prekëse që ajo thotë (Foto)
Diva e popit, Rihanna sot përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram” ka bërë të ditur që ka humbur një person shumë të dashur për të.
Kushëriri i saj ka ndërruar jetë dhe kjo duket se e ka prekur shumë këngëtaren, shkruan Indeksonline. Ajo ka shkruar fjalët më prekëse për të dhe pas tyre komentet e ngushëllimit nga fansat kanë vërshuar.
“U prehsh në paqe kushëri, nuk mund ta besoj që dje ishte nata e fundit që të majta në krah! Kurrë nuk mendova se ajo do të ishte hera e fundit kur do të ndjeja nxehtësinë e trupit tënd! Të dua përgjithmonë, njeri!” ka shkruar Rihanna duke e përcjell edhe me “hashtagun” ku bënë thirrje që të ndalen armët e zjarrit.
Ndryshe, Rihanna është shumë e lidhur me familje dhe sigurisht kjo është një goditje e rënd për këngëtaren./Indeksonline/