Rihanna sjell fotosesion mahnitës në të brendshme
Rihanna ka ngritur temperaturat me fotosesionin e ri.
Ajo ka promovuar koleksioni më të ri të veshjeve të brendshme ‘Savage x Fenty’, shkruan Indeksonline.
Në disa foto ekskluzive që ka sjellur DailyMail, këngëtarja ka pozuar në linjen e saj të re të cilat pritet të lansohen për nderë të festave të fundviti.
30 vjeçarja ka pozuar me të brendshme në ngjyrë të kaltërt ndërsa ishte e rrethuar nga një ambient me lule pranë një liqeni.
Ylli i RnB paralajmëroj lansimin e koleksioni të ri disa ditë më parë përmes imazheve që publikoj në rrjete sociale.
Ndryshe, Rihanna ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor duke u fokusuar më shumë në lansimin e produkteve të bukurisë dhe linjës së të brendshmeve./Indeksonline/