75 Mall Live Search
09:30 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / k.v

Graçanicë/ Nis ceremonia për shënimin e Vidovdanit (Foto)

Në manastirin e Graçanicës ka filluar ceremonia për të shënuar festen e njohur nga serbët si Vidovdani.

Oborri i manastirit është mbushur me serbë nga rajonet e ndryshme, ku disa prej tyre po mbajnë veshur bluza me mbishkrime nacionaliste.

Aktualisht po zhvillohen ritet fetare ndërsa më pas do të pasojnë edhe deklaratat e përfaqësuesve të kishës.

Në këtë tubim po merr pjesë kryetarja e komunës së Graçanicës ndërsa askush tjetër nga politikanët serbë nuk është parë aty./IndeksOnline/