75 Mall Live Search
09:33 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / L K

Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Në këtë rrugëtim tonin, le të ndërtojmë një vend e shoqëri të shëndoshë e solidare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në rastin e festës se Kurban Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

Abdixhiku tha le të kujtojmë se solidariteti dhe vullneti për të  ndarë të mirat me të tjerët në vështirësi e nevojë janë vlera të çmuara njerëzore tonat

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të besimit islam,

Festa e Kurban Bajramit është ditë e veçantë në familjet tona. Ajo gjithmonë ka qenë ditë e rëndësishme reflektimi për sakrificën, durimin e dhembshurinë njerëzore. Në këtë ditë, në veçanti në këtë ditë, ne bashkë shpërfaqim dashurinë dhe mirësinë për njëri-tjetrin.

Le të kujtojmë se solidariteti dhe vullneti për të  ndarë të mirat me të tjerët në vështirësi e nevojë janë vlera të çmuara njerëzore tonat. Derisa i manifestojmë ato nën qiellin e Krijuesit, le të përpiqemi që të jemi më të mirë, më të ndershëm, më të kujdesshëm. Dhe në këtë rrugëtim tonin, le të ndërtojmë një vend e shoqëri të shëndoshë e solidare.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës ju uroj festën e Bajramit të Vogël. Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja!