Joao Felix zbulon klubin e ardhshëm

Joao Felix ka përfunduar huazimin te skuadra e Chelseas.
Futbollisit portugez është rikthyer të Atletico Madrid pas gjashtë muajve si i huazuar te skuadra londineze, shkruan IndeksOnline.
Felix nuk ka bindur drejtuesit e Chelseas pasi në 20 ndeshje të zhvilliuara në të gjitha garat ka shënuar vetëm 4 gola dhe drejtuesit kanë vendosur të mos e blejnë kartonin e tij.
23-vjeçari nuk e ka të sigurt të ardhmen te Atletico Madrid dhe janë disa klube të interesuara për të.
Por ditën e sotme Felix ka lënë të kuptohet se karrierën do ta vazhdoj te skuadra e PSG-së.
Sulmuesi portugez ka pëlqyer postimin e gazetarit Fabrizio Romano, ku raporton se Luis Enrique do të jetë trajner i PSG-së për sezonin e ardhshëm.

Mbetet të shihet nëse Felix do të bashkohet me skuadrën franceze gjatë afatit kalimtar veror./IndeksOnline/