75 Mall Live Search
17:56 / E Premte, 30 Qershor 2023 / Gj. Sh

Bele thotë se kishte momente kur Ronaldo sillej si i “çmendur”

Gereth Bale ka zbuluar një detaj interesant rreth Cristiano Ronaldos gjatë kohës sa ishte pjesë e Real Madridit.

Uellsiani luajti për pesë vite së bashku me CR7, nga viti 2013 deri në 2018, duke fituar çdo trofe të mundshëm, shkruan IndeksOnline.

Por Bale gjatë një turneu të golfit foli shkurtimisht për Ronaldon, ku tha se ka pasur disa momente kur ai ishte i nervozuar dhe kjo ndodhte në ndeshjet kur Real Madridi ishte duke fituar me rezultat bindës dhe Cristiano nuk shënonte asnjërin prej golave.

“Ai ishte një person i mirë, por kishte momentet e tij. Për shembull, nëse fitonim 5-0 dhe ai nuk shënonte, ai hynte në dhomën e zhveshjes dhe i hidhte këpucët sikur të ishte i zemëruar, kujton ish-reprezentuesi i Uellsit. Por ai ishte një person i mirë, nuk kishte asgjë të keqe me të dhe asnjë problem mes nesh. Shumë njerëz mund të jenë pak të frikësuar në fillim nga mënyra se si ai është, por nuk ka asnjë arsye për të.”, ka thënë Bale./IndeksOnline/