75 Mall Live Search
17:22 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / MSH

Rrahet një person në Prizren, shkak bëhet qeraja e hotelit

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi fizik që i është bërë nga dy të dyshuar.

Rasti ka ndodhur pranë një hoteli në Prizren, mbrëmë rreth orës 20:00.

Viktima e këtij sulmi, B.Izeti, bashkëpronar i hotelit në fjalë, është sulmuar nga persona që i njeh shumë pak.

Sipas deklaratës së këtij të fundit në polici, sulmi ka ndodhur për shkak se Izeti nuk është dakorduar t’i vazhdohet qeraja e hotelit.

Ai u sulmua me grushte dhe shqelma, sulm për të cilin ka pranuar edhe ndihmë mjekësore, raporton Indeksonline.

Policia, në anën tjetër, është duke kërkuar të dyshuarit që kanë kryer këtë vepër penale.

Rasti i iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” është duke u hetuar.