Arteta interesohet për yllin e Bundesligës, nis bisedimet me përfaqësuesit e tij

Arsenali po shqyrton një lëvizje për mbrojtësin e djathtë, Benjamin Henrichs.
Sipas “Kicker”, mbrojtësi i Leipzigut shihet si një alternativë e mundshme e klubit londinez, nëse dështon në përpjekjet eventuale për të bindur Joao Cancelon.
Bisedimet mes Arsenalit dhe përfaqësuesve të Henrichs thuhet se janë zhvilluar tashmë.
Trajneri Mikel Arteta besohet të jetë një admirues i fortë i 26-vjeçarit, i cili me Leipzigun ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Trajneri i Leipzigut, Marco Rose, e konsideron si aset të rëndësishëm në ekipin e tij reprezentuesin gjerman dhe shpreson ta mbajë atë në ekip.
Pas largimit të Dominik Szoboszlait dhe Christopher Nkunku, klubi gjerman thuhet se planifikon të ndalojë largimin e Henrichs.
Nga Leipzigu pritet të largohet edhe ylli tjetër, Josko Gvardiol, i cili raportohet se është afër transferimit te Manchester City.
