Mbrojtësi shqiptar prezantohet te skuadra e Premier League

Erion Zabeli, mbrojtësi i Shqipërisë U19 është transferuar në Premier League angleze tek skuadra e Brentford, duke regjistruar kështu një hap të madh në karrierë.
Pas eksperiencave në moshat e Watford FC e së fundmi pjesë e Oxford United, tani tranferohet në radhët e Premier League. Më konkretisht është Brentford që ka siguruar shërbimet e shtatlartit. Duke e bërë kështu Zabelin si shqiptarin më të ri dhe të vetëm në histori që transferohet në sajë të një pagese nga një klub në një tjetër klub anglez.

Gara për qendër mbrojtësin duket se ka qenë e vështirë për bardhekuqtë. Kjo pasi për pjesëtarin edhe të kombëtares prej moshes U15 – U19 të Shqipërisë, ka pasur interesim nga disa klube të mëdha. si: Leeds United, Brighton apo Southampton në Angli.
Ofertat nuk munguan as nga klubet skoceze si Rangers, por madje duke u zhvendosur dhe jashtë Mbretërisë së BAshkuar, por në fund ishte Brentford ajo e cila siguroi shërbimet e futbollistit të lindur në vitin 2004.
🗣️ “It’s a big honour, especially being a London boy I know what it means”
— Brentford FC (@BrentfordFC) July 5, 2023
Erion Zabeli expresses his excitement following his move to West London! #BrentfordFC pic.twitter.com/CzrUwx4nd1