75 Mall Live Search
16:46 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / Gj. Sh

Ancelotti te Brazili, Perez ka gjashtë emra në listë për ta zëvendësuar

Carlo Ancelotti do të ketë sezonin e fundit si trajner i Real Madridit

Tekniku italian pasi ti përfundojë kontrata me ‘’mbretërit’’ më 30 qershor 2024, do të marr drejtimin e Kombëtares së Brazilit, shkruan IndeksOnline.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka nisur tashmë të mendoj për zëvendësuesin e Ancelottit.

Listën e kryeson legjenda e “Los Blancos”, Zinedine Zidane, i cili mund të rikthehet në postin e trajnerit pasi fitoi çdo trofe të mundshëm.

Tekniku portugez, Jose Mourinho gjithashtu është një nga emrat e preferuar të Perez, me të cilin ai ka mbajtur raportet që kur u largua.

Julian Nagelsmann është një tjetër emër për stolin e Real Madridit, i cili ka mbetur pa punë pas shkarkimit nga Bayern Munchen.

Ish-futbollisti i Realit, Xavi Alonos, është një emër tjetër për stolin, pasi ka pasur një sezon fantastik me Bayer Leverkusenin.

Po ashtu dy ish-futbollistët, Raul Gonzalez dhe Alvaro Arbeloa janë në listën e Florentino Perezit për trajner të ardhshëm të Real Madridit./IndeksOnline/