Zyrtare: Di Maria nënshkruan me klubin ku u bë i njohur
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/12/angel-di-maria-argentina-national-team-world-cup-trophy-639x420-1.jpg)
Angel Di Maria edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Benficas.
Argjentinasi ka nënshkruar kontratë një vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2024, shkruan IndeksOnline.
35-vjeçari është bashkuar me skuadrën portugeze si transfer i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Juventusin.
Di Maria është rikthyer te Befinca pas 13 viteve, ku në vitin 2010 u transferua te Real Madridi./IndeksOnline/