75 Mall Live Search
15:40 / E Enjte, 06 Korrik 2023 / B O

Azpilicueta ndahet me Chelsean me lot në sy pas 11 vitesh, shkon te skuadra spanjolle

César Azpilicueta i ka ndarë rrugët me Chelsean pas 11 vitesh.

Mbrojtësi spanjoll ka vendosur të rikthehet në La Liga duke arritur marrëveshje transferimi te Athletico Madrid si transfer i lirë.

Me lot në sy, 33 vjeçari ka dhënë mesazhin lamtumirës me skuadrën angleze.

Mbrojtësi spanjoll ka një vit të mbetur në vazhdim të kontratës me Chelsean verën e kaluar, por do të lejohet të largohet si transfer i lirë.

Azpilicueta do të mbahet mend si një legjendar te Chelsea duke fituar të gjithë titujt e mundshëm te skuadra angleze./Indeksonline/