75 Mall Live Search
13:58 / E Premte, 07 Korrik 2023 / B O

ZYRTARE: Manchester United ia merr një shef Arsenalit, ikonën e skuadrës

Shefi i shërbimeve mjekësore të Arsenalit, Gary O’Driscoll do të transferohet te Manchester United.

Mjeku shumë i vlerësuar iu bashkua Arsenalit në vitin 2009 dhe është bërë një figurë kyçe në klubin e Londrës veriore.

O’Driscoll, 52 vjeç, ishte në prag të nënshkrimit për Liverpool në vitin 2020 përpara se të zgjidhte të qëndronte. Ai ka refuzuar edhe mundësi të tjera për t’u larguar.

Anglezi është jashtëzakonisht i popullarizuar në Arsenal dhe nuk po kërkonte të largohej, megjithëse duket se oferta e United ka qenë tejet joshëse për të.

United kishte nevojë të plotësonte vendin e lirë që kur Steve McNally u largua në dhjetor 2022 dhe u zëvendësua nga ish-mjeku i Liverpool-it Jim Moxon në mënyrë të përkohshme.

Moxon mund të mbetet pjesë e grupit nën drejtimin e O’Driscoll, i cili më parë ka punuar në regbi dhe konsiderohet ndër operatorët më të mirë në fushën e tij./Indeksonline/