75 Mall Live Search
14:38 / E Premte, 07 Korrik 2023 / A. M.

Ministria ndanë 2 milionë € për funksionalizmin e dy linjave hekurudhore

Nënshkruam marrëveshjen në mes të MMPHI dhe Infrakos, për Financimin e Projekteve të dizajnimit preliminar të linjave hekurudhore. Kjo është bërë e ditur nga ministri, Liburn Aliu.

Fushë Kosovë – Klinë – Pejë; si dhe

Klinë – Prizren

Pas përfundimit të TOR-it nga INFRAKOS, MMPHI ka siguruar buxhetin prej 2M€ për financimin e dizajnit preliminar, me qëllim të funksionalizimit dhe rehabilitimit të dy linjave hekurudhore, për ti bërë të sigurt, përfshirës, të qëndrueshëm nga ana mjedisore e sociale si dhe të ndërlidhura me njëra tjetrën.

May be an image of 2 people and suit

 Po ashtu, nënshkruam marrëveshjen për Financimin e Projektit të Sigurimit të Vendkalimeve në Hekurudha.

Marrë parasysh aksidenteve të shkaktuara, në veçanti me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik, nënshkruam marrëveshjen për Sigurimin e Vendkalimeve në Hekurudha. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të financojmë shumën prej 1.3M€, kështu për të rritur sigurinë hekurudhore dhe modernizimin e infrastrukturës hekurudhore.