75 Mall Live Search
17:54 / E Premte, 07 Korrik 2023 / Gj. Sh

Diego Simeone merr një ofertë marramendëse nga Arabia

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, mund të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Gazeta spanjolle “Marca” raporton se tekniku argjentinas ka marrë një ofertë marramendëse nga skuadra e Al Ahlit, shkruan IndeksOnline.

Burime të gazetës nga Arabia, bëjnë të ditur se oferta për Simeonen  mund të krahasohet me më të lartat në Ligë.

Një ofertë joshëse që do të zgjaste për disa vite , pasi një nga objektivat e këtyre nënshkrimeve është që yjet botërore që mbërrijnë në Arabi të shërbejnë si pretendim për zgjerimin e futbollit në vend.

Simeone ka kontratë me Atletikon deri në qershor të vitit 2024.

Kujtojmë që Al Ahli tashmë ka nënshkruar me Firmino dhe Marcao, ndërsa objektivi i radhës është Morata./IndeksOnline/