Fillon zbatimi i projektit për lajmërimet në shtëpi për pensionistët

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, ka njoftuar se ka filluar me angazhimin ekipeve mobile me qëllim të lajmërimit të pensionistëve në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës. Nga ky shërbim do të përfitojnë:
1) pensionistët që janë në dhe mbi moshën 80 vjeçare, dhe
2) pensionistët që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht për vazhdimin e pagesës së pensionit, pa marrë parasysh moshën.
Ky shërbim ka filluar të zbatohet fillimisht në regjionin e Prishtinë (Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Podujevës, Obiliqit dhe Graqanicës), si pilot-projekt, nga muaji shkurt i këtij viti, duke qenë i kufizuar me moshën 85+. Ndërsa tani zgjerohet edhe në të gjitha komunat, si dhe përfshihen të gjithë pensionistët 80+ dhe secili pensionist që për shkaqe shëndetësore nuk mund paraqitet fizikisht.
Paraqitja e kërkesës për këtë shërbim bëhet në adresat elektronike si në vijim:
I. Për regjionin e Prishtinës – pensionet.pr@rks-gov.net;
II. Për regjionin e Mitrovicës – pensionet.mi@rks-gov.net;
III. Për regjionin e Prizrenit – pensionet.pz@rks-gov.net;
IV. Për regjionin e Pejës – pensionet.pj@rks-gov.net;
V. Për regjionin e Gjilanit – pensionet.gji@rks-gov.net;
VI. Për regjionin e Ferizajt – pensionet.fe@rks-gov.net; dhe
VII. Për regjionin e Gjakovës – pensionet.gjk@rks-gov.net