75 Mall Live Search
23:44 / E Shtunë, 08 Korrik 2023 / C E

Agjenti i Chiesa ndodhet në Angli për të finalizuar transferimin te klubi i Premier League

Agjenti i Federico Chiesa është në Angli për bisedime me klubet e Premier League, raporton Corriere dello Sport.

Sipas gazetës italiane përfaqësuesi i italianit është në kontakt me Liverpoolin dhe Newcastle.

Juve është gati ta shesë këtë verë dhe do të kërkojë një çmim prej 60-70 milionë eurosh.

Chiesa po e preferon kalimin te The Reds, por raportohet se oferta e Newcastle është afër asaj që po kërkon Zonja e Vjetër.