Kompetohen çiftet gjysmëfinale të Wimbledon

Grand slami më i madh i tenisit, Wimbledon, po shkon drejt fundit për këtë vit.
Tashmë janë mësuar çiftet gjysmëfinale në kategorinë e meshkujve dhe femrave, shkruan IndeksOnline.
Te meshkujt, numri 1 i botës, spanjolli Carlos Alvarez do të përballet me rusin, Danil Medvedev.
Në ndeshjen tjetër, tenisti serb, Novak Djokovic do të ketë punë me italianin, Jannik Sinner.
Në kategorinë e femrave, rusja Aryna Sabalenka do të luaj kundër tenistes nga Tunisiam Ons Jabur.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet mes dy tenistet të cilat kanë shkaktuar befasi në çerekfinale.
Tenistja ukrainase, Elina Svitolina e cila eliminoi numrin 1 të botës, polaken Iga Sëiatek, do të luaj kundër çekes, Marketa Vondrousova, e cila eliminoi amerikanen, Jessica Pegula.
Ndeshjet gjysmëfinale të kategorisë së femrave zhvillohen ditën e enjete kurse ato të meshkujve luhen të premten./IndeksOnline/