PSG e nxjerr në shitje Neymarin
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/02/2022-02-10T150213Z_1_LYNXMPEI190UR_RTROPTP_4_SOCCER-FRANCE-PSG-REN-PREVIEW.jpg)
Futbollisti brazilian, Neymar është nxjerr në shitje dhe me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e PSG-së për sezonin e ri.
Raportohet se ky është vendimi i fundit i marr nga kampioni i Francës, shkruan IndeksOnline.
PSG po ndërton një skuadër të re dhe presidenti Al Khelaifi është duke bërë një revolucion në skuadër.
Ky vendim i është përcjell edhe trajnerit Luis Enrique, i cili gjatë prezantimit të tij ka shprehur dëshirën të punojë përsëri me Neymar.
Për transferimin e sulmuesit brazilian është e interesuar ish-skuadra e tij, Barcelona, ndërsa ka interesim edhe nga Chelsea dhe klubet nga Arabia Saudite./IndeksOnline/