75 Mall Live Search
09:25 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / LB

Mësohet se sa vetura u dogjën tërësisht nga zjarri që përfshiu një auto-sallon në Vushtrri

Të shtunën mbrëma një auto-sallon në Magjunaj të Vushtrrisë pësoi shumë nga zjarri. Disa vetura u përfshinë në flakë në orët e vona. Në raportin e policisë bëhet e ditur se gjashtë vetura janë djegur tërësisht nga ky zjarr.

Pronari ka thënë në polici së vënia e zjarrit ka qenë e qëllimshme nga disa persona të panjohur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se perona të panjohur i kanë djegur gjashtë (6) vetura tërësisht dhe disa të tjera janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin” thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/