Konfirmohet dënimi i sulmuesit spanjoll me katër vite burg për abuzim seksual

Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Andaluzisë (TSJA), ka konfirmuar dënimin me katër vite burgim për sulmuesin e Celta Vigos, Santi Mina.
27-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Lartë e Almerias në maj të vitit 2022 për abuzim seksual me një grua në Mojácar, shkruan IndeksOnline.
Gjykata gjithashtu uli dëmshpërpblimin ndaj viktimës nga 50.000 në 25.000 euro.
Seksioni i Apelit i Dhomës Civile dhe Penale të TSJA ka ratifikuar dënimin e Gjykatës së Almerías që dënoi sulmuesin për krim të abuzimit seksual, i cili u kthye në stërvitjen e Celta të mërkurën e kaluar, skuadër me të cilën ka edhe një vit kontratë dhe konfirmon shfajësimin e mikut të tij dhe po ashtu futbollistit David Goldar, i cili ishte dëshmitar i ngjarjeve pasi ishte ai me të cilin viktima kishte marrëdhënie seksuale në momentin e sulmit nga Mina.
Vendimi i TSJA pranon faktet e provuara të rezolutës së Gjykatës së Almería-s, e cila tregonte abuzimin seksual të ndodhur në korrik 2017 në një furgon të “kamperizuar” që ishte parkuar në afërsi të një klubi nate në Mójácar, ku ata kaluan natën dhe Dy të akuzuarit po udhëtonin me dy shokë të tjerë./IndeksOnline/