Man City i kthen përgjigje ofertës së PSG-së për Bernardo Silvan

Manchester City raportohet se ka refuzuar ofertën e Paris Saint-Germainit për Bernardo Silvan.
Sipas “FootMercato”, parisienët ofruan 42 milionë euro për portugezin, plus një lojtar.
Kampionët e Francës thuhet se Manchester Cityt ia ofruan zgjedhjen e disa opsioneve, përfshirë Marco Verrattit dhe Gianluigi Donnarumman.
Megjithatë, kjo ofertë u refuzua menjëherë nga “Qytetarët”.
Kampionët në fuqi të Evropës ia kanë vendosur çmimin prej 100 milionë eurosh Silvas, për të cilin janë në dijeni se është i interesuar për t’u rikthyer në Ligue 1.
Pep Guardiola thuhet se dëshiron ta forcojë ekipin me Nicolo Barellan, nëse Silva largohet.
28-vjeçari ishte një lojtar kyç në sezonin e fundit, duke ndihmuar klubin që të fitojë tripletën.
Pas gjashtë sezonesh në Angli, reprezentuesi i Portugalisë, i cili fitoi titullin francez me Monacon në vitin 2017, mund të rikthehet në futbollin francez nëse PSG-ja bën një ofertë tjetër.
Bernardo Silva me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.