Gjiganti anglez i futet gares për transferimin e Mbappes

E ardhmja e Kylian Mbappes mbetet ende e pasigurt.
Klubi i PSG-së mbrëm ka marr vendim për ta lënë jasht skuadrës yllin francez për turneun parasezonal në Japoni, duke mos e përfshirë në listën prej 29 futbollistëve të ftuar nga trajneri Luis Enrique, shkruan IndeksOnline.
Krejt kjo ka ardhur pasi Mbappe muaj më parë ka njoftuar klubin parisien se nuk do të vazhdoj kontratën dhe do të largohet në qershor të vitit 2024.
Kjo nuk i ka pëlqyer Presuidentit dhe drejtuesve të PSG-së të cilët dëshirojnë ta shesin gjatë këtij afat kalimtar për të mos e humbur falas sezonin e ardhshëm.
Mbappe ka qënë i lidhur me një transferim te Real Madridi, por nuk ka munguar intersimi edhe nga ana e Liverpulit dhe nga klubet arabe.
Sipas gazetarit të “RMC Sport”, Fabrice Hawkins, për 24-vjeçarin së fundi ka shfaqur interesim edhe skuadra e Chelseas.
Klubi londinez janë duke shqyrtuar mundësinë e transferimiet para se të paraqesin një ofertë zyrtare në drejtim të PSG-së./IndeksOnline/