I pandalshëm, Messi shënon dy gola dhe thyen një tjetër rekord

Lionel Messi ka shënuar edhe dy gola të tjerë për Inter Miamin. Skuadra amerikane mposhti Atlanta United në League Cup, me rezultat të thellë 4-0, shkruan IndeksOnline.
Messi përveç dy golave në këtë ndeshje dhuroi edhe një asist. Ky ishte goli i tretë për 36-vjeçarin në dy ndeshje të luajtura me skuadrën e Inter Miamit.
“Pleshti” me këta dy gola ka thyer edhe një rekord personal, pasi arriti shifrën e tri golave për vetëm 58 minuta.
Messi iu deshën 19 ndeshje me Barcelonën për të shënuar tri gola apo 741 minuta, ndërsa te PSG-ja iu deshën 6 ndeshje apo 444 minuta./IndeksOnline/