75 Mall Live Search
20:17 / E Shtunë, 29 Korrik 2023 / C E

Futbollisti i Barcelonës transferohet te Porto

Nico Gonzalez do ta vazhdojë karrierën në Portugali te skuadra e Portos.

Porto e bleu spanjollin për 8.4 milionë euro me kontratë deri në qershorin e vitit 2028.

Klauzola e lirimit të tij është caktuar në 60 milionë euro, teksa Barcelona do t’i ketë 40% në shitjet e ardhshme.

Katalonasit gjithashtu e kanë mundësinë për ta rikthyer Nicon deri në qershorin e vitit 2025 për shumën e 30 milionë eurove.