AKP: 2017-ta, viti i lirimit të aseteve të uzurpuara
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të lirojnë edhe tri asete të uzurpuara në veri të vendit.
Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se 2017-ta ka qenë pikërisht viti i lirimit të aseteve të uzurpuara.
“Trajtimi i aseteve të uzurpuara apo të shfrytëzuara pa bazë ligjore nga palët e treta ka përfunduar me sukses, gjithnjë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Edhe 3 asetet e mbetura në veri të vendit do t’i lirojmë së shpejti me asistencën e Policisë së Kosovës. Në ndërkohë, është shënuar progres i jashtëzakonshëm në identifikimin e aseteve të reja”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie, përcjellë Indeksonline.
Tutje, AKP thekson se vetëm gjatë 2017-ës janë vënë nën administrimin e saj 36 asete të reja, që më herët nuk i kishim në regjistër të Agjencisë./Indeksonline/