Bebe Rexha i vjen në ndihmë talenteve të reja

Bebe Rexha dëshiron të ndihmojë artistët e pazbuluar të ngrihen në krye. Duke folur për OfficialCharts.com, ajo tha: “Qëllimi im është të ndihmoj artistë dhe shkrimtarë të tjerë.
Do të doja të hapja një kompani botuese për të nënshkruar me talente të rinj, producentë të rinj; këtë aspekt. Më kujtohet kur fillova për herë të parë, sa e vështirë ishte të mos kishe askënd me të cilin të flisja dhe ndjenja e të qenit i humbur dhe i vetmuar ndonjëherë.
Do të doja të gjeja disa njerëz vërtet të talentuar dhe t’i udhëzoja në mënyrën më të mirë që mundem. Këtë kam në mendje.”