75 Mall Live Search
10:07 / E Martë, 08 Gusht 2023 / LB

Mediat italiane: Ramadani, një Gattuso për Leccen

Për Ylber Ramadanin nuk do të jetë e lehtë të luajë për Leccen. Mesfushori do të ketë për detyrë të zëvendësojë Morten Hjulmand, gjithnjë e më afër Sportingut të Lisbonës, por ai nuk mund të jetë një klon.

Karakteristikat e mesfushorit të kërkuar edhe nga Hellas Verona janë të ndryshme nga ato të danezit, i cili teknikisht është më shumë se një kokë mbi klasën e 96-ës, por paguan diçka për sa i përket efektivitetit në goditje, goditje nga larg, agresivitet, karizmës, forcës dhe rezistencës së pastër.

Kushdo që e ka parë Ramadanin të luajë guxon ta krahasojë atë me Gennaro Gattuso.

Ramadani është një njohës i shumë gjuhëve të huaja. I lindur në Starnberg të Gjermanisë, prindërit i ka nga Kosova dhe është me kombësi shqiptare. Përveçse ka luajtur në Kosovë dhe Shqipëri, ai më pas ka pasur aventura në ekipe në Danimarkë, Hungari dhe Skoci.

Në fakt, Lecce e bleu nga Aberdeen për 1.2 milionë euro. Kush e di nëse kur ka bërë vlerësimet ka marrë parasysh edhe faktin që futbollisti, falë edhe universitetit ku është i regjistruar, flet saktë gjuhën  gjermane, angleze, daneze, hungareze dhe italiane.

Një aspekt që do të lehtësojë ambientimin e tij, që gjithsesi nuk do të ishte problem për ata që janë të përcaktuar nga natyra./RTSH