75 Mall Live Search
19:07 / E Mërkurë, 09 Gusht 2023 / AR

Vdes reperja e famshme dhe vëllai i saj, policia nis hetimet

Sensacioni i rrjetit, Lil Tay, ka vdekur në moshën 14-vjeçare.

Detajet rreth vdekjes së saj janë ende nën hetim, ka mësuar RadarOnline.com, transmeton Indeksonline.

Lil Tay, emri i vërtetë i së cilës ishte Claire Hope , u bë e famshme në vitin 2018.

Lajmin e bëri të ditur familja e saj të mërkurën, duke postuar vdekjen e saj në rrjetet sociale ndërsa zbuloi se së fundmi kishte ndërruar jetë edhe vëllai i Lil Tay. 

Vdekja e tij është gjithashtu duke u hetuar, thuhet në deklaratë./Indeksonline/

liltay