75 Mall Live Search
10:37 / E Martë, 15 Gusht 2023 / LB

Mancini flet për herë të parë pas largimit nga Italia: S’kam vrarë njeri, nuk e kam merituar këtë!

Roberto Mancini ka folur për herë të parë pas dorëheqjes nga posti i selektorit të Italisë.

Trajneri italian ka thënë se nuk ka merituar kritikat dhe ofendimet e hedhura ndaj tij.

“Unë nuk kam ikur askund. Nuk kam vrarë njeri. Nuk mendoj se e meritoj të gjithë baltën që po më hedhin. Nuk kam vrarë njeri, meritoj respekt. Dhe Arabia Saudite nuk ka asgjë për të bëj me këtë vendim. Absolutisht asgjë. Ka kohë që jam duke e menduar dhe e mora” ka thënë Mancini./Indeksonline/