75 Mall Live Search
11:37 / E Martë, 15 Gusht 2023 / S Z

Nis rregullimi i disa rrugëve në Kodrën e Trimave

Komuna e Prishtinës ka filluar rregullimin e rrugëve në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. 

Këtë e ka bërë  të ditur nënkryetari i Komunës së  Prishtinës Alban Zogaj, i cili ka postuar një video ku shihet se puna për trajtimin e rrugëve të kësaj lagje veçse ka nisur, me një intensitet të shtuar.

“Kemi filluar me trajtimin e rrugëve në lagjen Kodra e Trimave”, ka shkruar Zogaj në Facebook.