75 Mall Live Search
20:17 / E Shtunë, 19 Gusht 2023 / C E

City pret Newcastle sonte, formacionet zyrtare

Manchester City do të kërkojë edhe një fitore tjetër në Premier Ligë këtë sezon kundër Newcastle United, të cilët i kanë mposhtur në ndeshjet e fundit në Premier Ligë.

Edhe pse City janë favorit për të arritur fitore këtu mund të këtë probleme pasi që Newcastle është përforcuar shumë dhe korri një fitore të madhe në xhiron e parë.

Newcastle fitoi kundër Aston Villas me rezultat 5-1 në ndeshjen e parë ku Alexander Isak shënoi dy golësh. Për Cityn shkëlqeu Eriling Haaland që po ashtu shënoi dy gola në fitoren e kampionëve të Anglisë 3-0 në xhiron e parë kundër Burnley.

City fitoi edhe në mesjavë ndaj Sevillës në Super Kupën e UEFA me anë të penalltive.

Edhe këtë ndeshje City do të jetë pa Stonesin, Bernardo Silvan dhe Kevin de Bruyne. Ky i fundit pritet të mungojë më gjatë shkaku i lëndimit. Dias ka startuar titullar në mbrojtje bashke me Gvardiol dhe Akanji.

Foden, Grealish, Alvarez dhe Haaland do t’i prin sulmit të Cityt në përpjekje për ta shkatërruar mbrojtjen e Newcastle.

Newcastle po ashtu ka disa mungesa të rëndësishme pasi që për këtë skuadër mungojnë Emil Krafth, Javier Manquillo dhe Joe Willock shkaku i lëndimeve.

Tonali ka startuar edhe në këtë ndeshje në mesfusho derisa Joelinton, Gordon, dhe Isak janë treshja sulmuese e Eddie Howe.