75 Mall Live Search
19:34 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / Gj. Sh

Laporte kalon testet mjekësore te Al Nassr, zyrarizimi së shpejti

Mbrojtësi Aymeric Laporte ka vendosur ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite, te skuadra e Al Nassr,

Gazetari Fabrizio Romano, ka njoftuar se 29-vjeçari gjatë ditës së sotme ka kryer testet mjekësore në Dubai, shkruan IndeksOnline.

Ai ka nënëshkruar kontratë tre vjeçare dhe tani do të udhëtojë për në Riad, për të finalizuar transferimin.

Laporte te Al Nassr do të fitojë afërsisht 25 milionë euro në vit.

Mbrojtësi spanjoll është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2018, ku ka luajtur 180 ndeshje zyrtare, në të cilat shënoi 12 gola./IndeksOnline/