75 Mall Live Search
23:38 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / Gj. Sh

“Bravo”, Ismet Munishi reagon pas fitorës bindëse të Ballkanit

Trajneri kosovar, Ismet Munishi ka reaguar pasi ish-skuadra e tij, Ballkani mposhti Bate Borisovin në ndeshjen e parë të play-offit të Conference League.

Kampioni i Kosovës shënoi fitore bindëse në “Fadil Vokrri”, me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.

Dy gola nga Bleart Tolaj dhe nga një gol i Bajram Jashanicës e Armend Thaqit i dhanë fitoren skuadrës së Ballkanit.

Munishi ka reaguar shkurtimish në profilin e tij në Facebook, duke shkruar “Bravo” i shoqëruar me disa duartrokitje./IndeksOnline/