Veseli: Askush mos të ‘shashriset prej gzimi’ për Gjykatën Speciale
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli tha para Këshillit Drejtues se viti që po shkon ishte vit i sfidave. Sipas tij sfidë kryesore ishte mbajtja e dy palë zgjedhjeve brenda një kohe të shkurtër.
Veseli ka falënderuar gjitha strukturat për angazhimin por se a kanë mundur të bëjnë më shumë, Veseli tha se po, madje prej kryetarit e teposhtë. Kreu i PDK-së tha se Kosova e djeshme sot nuk njihet nga progresi.
Ai tha se duhet punë për ta ndalur rrënimin e brendshëm që skeptikët po shohin zi e më zi. Ai shtoi se duhet të ndalin edhe ndikimin e Serbisë e Rusisë.
Veseli theksoi se patën një sfidë rreth Speciales. Ai tha se askush nuk është mirë të shastiset nga gëzimi për këtë gjykatë, e askush të frikësohet prej saj. Kreu i PDK-së tha se vitin që po hyjnë është i veçantë për PDK-në.
Veseli tha se do të ndërmarrin reforma brenda partisë. Sipas tij këto reforma nuk do të jenë për gjetur fajtorin por për të përmirësuar qeverisjen shumëvjeçare të PDK-së.