75 Mall Live Search
19:48 / E Premte, 25 Gusht 2023 / Gj. Sh

Fituesja e Topit të Artë reagon ashpër ndaj Luis Rubiales

Alexia Putellas ka reaguar publikisht për të treguar solidaritetin e saj ndaj shoqes së kombëtares Jennifer Hermoso, ish-shoqe skuadre te Barcelona, ​​pas puthjes së shumëpërfolur që i dha presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.

Dy herë fituesja e “Topit të Artë” të futbollit për femra reagoi në “Twitter” duke kritikuar ashpër mos dorëheqjen e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Kjo është e papranueshme. Mori fund. Me ty, shoqja ime Jenni Hermoso.”-shkruan Alexia Putellas.